PTHP: Publikimi i dokumenteve nga hetimi për “Zhvatjen” është vepër penale

Publikimi i dokumenteve jolegale nga hetimet për lëndën “Zhvatja”, ku përveç si sensacion momental, nuk kontribuon në realizimin e çfarëdo qëllimi tjetër, bënë të ditur sot nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke dënuar ashpër këtë ngjarje.

Marketing

“Prokuroria nuk do t’i komentojë informacionet e liferuar në publik, por do të theksojë se zbulimi i informacioneve të besueshme nga ana e individëve paraqet rrezik dhe dëmton sistemin e përgjithshëm shoqëror dhe është vepër penale. Me daljen e këtij lloji të dokumentit, shkelet prezumimi i pafajësisë, rrezikohen jetë të personave të involvuar dhe vështirësohet vijimi i procedurës”, kanë thënë në PTHP.

Nga Prokuroria thonë se do të ndërmarrin aktivitete për vërtetimin e fakteve se si këto dokumente kanë dalë në opinion dhe do të kërkojë përgjegjësi nga kryerësit.

Mëngjesin e sotëm në internet janë paraqitur dokumente me dëshminë e biznesmenit Jordan Kamçev që e ka dhënë në prokurori se si është shantazhuar nga Bojan Jovanovski në shtator të vitit 2018 deri në prill 2019.