“Public square”, Bushati- Osmanit: Qasja Juaj është pozitive dhe frytdhënëse

Sfidat e bashkëjetesës ndëretnike dhe raporti me fqinjët. Si mund të forcohet trekëndësihi Tiranë- Prishtinë- Shkup? Sfidat e shqiptarëve në shekullin 21. Kanë qenë temat të cilat kanë trajtuar në Podcast-in e titulluar “Public square” Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ditmir Bushati, ish Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.

Marketing

Duke folur për pozitën e të qenurit kryediplomati i parë shqiptarë i Maqedonisë së Veriut, ministri Osmani mes tjerash tha:
“Unë përfaqësoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht përkatësisë etnike. Pavarësisht se a më kanë mbështetur ose jo, gjithmonë kam ruajtur një pozicion shtetëror në komunikim me palën bullgare.
Tash është herët për ta vlerësuar, por historia do e mbajë mend që një ministër i dalë nga komuniteti shqiptar ka mundësuar që gjuha maqedonase të jetë për herë të parë, pjesë e komunikimit e a.q. “EU Guidelines”, për përdorimin e gjuhëve dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e parë- Frontex në gjuhën maqedonase”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Ish kryediplomati shqiptar Bushati ka përgëzuar për rolin dhe qëndrimin e ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut. “Qasja Juaj është pozitive dhe frytdhënëse”, tha Bushati.

Në pyetjen, si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup? Osmani me përgjigje:
“Si shqiptarë, por edhe si Ministër i Punëve të Jashtme, po luajmë një rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë- Serbi. Ky dialog u mbajt në të njëjtin objekt kur është mbajtur Marrëveshja e Ohrit. Mbështesim këtë dialog për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dyja shteteve.
Si shqiptar mendoj që po jetojmë pesë minutat më të mira të historisë tonë kombëtare, të faktorizimit të plotë ndërkombëtar dhe rajonal. Kujtoj që nëpërmjet bashkëpunimit, ngritjes ekonomike, arsimore, ky pozicion do të jetë edhe më i fuqishëm”.