Publikohen formacionet e sfidës Gjeorgji-Shqipëri

Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e “Mikheil Meskhi ” të Tbilisit, ku përballë tyre është Gjeorgjia vendase, në sfidën e vlefshme për xhiron e katërt të këtij edicioni, të Nations League, ku padyshim kërkohet një rezultat i madh.

Marketing

Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho duket të mos ketë ndërruar asgjë nga nga titullarët e zakonshëm, ku në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Balliu e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Ajeti e Ismajli, kjo për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit.

Lexo edhe :

Skandal në Gjeorgji, tifozët shqiptarë dhunohen nga vendasit para fillimit të ndeshjes
Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Bajrami e Laçi vendosen pas “bomberit” të vetëm, Indrit Tuci.

Në krahun tjetër, tekniku Willy Sagnol i ka besuar sërish “yjeve” të tij, me portën që mbrohet nga i përhershmi Mamardashvili, ndërsa në sulm janë Kvaratskhelia e Mikautadze.