Publikohen fotot e dy vajzave që humbën jetën nga aksidenti në Ranillug

Dy vajza humbën jetën pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc, në komunën e Ranillugut. Një tjetër person ka marrë lëndime, por ka shpëtuar.

Fillimisht, aksidenti u raportua si vetaksident, por pas analizimit të kamerave të sigurisë nga policia, u zbulua se ky ishte një aksident i përfshirë mes një automjeti dhe një kamioni.

Siç ka mësuar Gazeta Insajder, viktimat janë Arbnora Basha, e cila vdiq në vendngjarje, dhe Antiana Thaqi, që vdiq në Spitalin e Pejes.Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar foto të viktimave.

Marketing