Trupat ukrainase kanë rrëzuar pesë helikopterë rusë, kanë shkatërruar me dhjetëra tanke dhe kanë kapur robër me dhjetëra ushtarë në orët e para të luftës.
Ushtria e Kievit është shumë inferior në krahasim me Rusinë pasi ka një forcë të dobët ajrore me mjete që kohës sovjetike.
NATO dhe SHBA pavarësisht se kanë zhvendosur trupa në Rumani, kanë bërë të qartë se nuk do të dërgojnë ushtarë, duke i lënë ushtarët ukrainas të vetëm në këtë betejë.
Prej të enjtes pasdite, beteja në Kiev, në dy republikat e pjesës veriore Luhansk dhe Donetsk si dhe në disa pjesë të tjera të territorit vazhdon.
Deri tani forcat e ushtrisë ukrainase raportohet se kanë mundur t’i shkaktojnë dëme të mëdha trupave të Putinit.
Në rrjetet sociale, ushtria e Ukrainës ka publikuar dhe disa foto të ushtarëve rus të kapur rob lufte.