Publikohen pagat e Kabinetit Zaev

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev, transmeton Alsat. Pagë më të lartë merr kryeministri Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa nëse llogaritet me stazhin 22-vjeçar, paga e tij kap vlerën e 87.813 denarëve. Në vendin e dytë është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili merr pagë prej 85.113 denarëve(me stazh prej 18 viteve), pastaj renditet minitrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë (me stazh prej 28 viteve).

Marketing

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska merr 72,989 denarë pagë mujore, kurse ministrja e Kulturës, Irena Stefoska merr 72.670 denarë. Vijon zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin nga 70.102 denarë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe merr pagë prej 68.179 denarëve, kurse pagë më të ulët marrin ministrat Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri, të cilët kanë pagë prej 65.612 denarëve.