Publikohen pamjet e kamerave pas aludimeve se bileta e Xhenetës u ndërrua

Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj spekulimeve dhe komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat online, duke publikuar pamje zyrtare në emisionin Kosova Today.

Këto pamje, të cilat janë bërë publike për herë të parë, dëshmojnë qartë se Xhenetës nuk iu ndërrua bileta e fatit në spektaklin e së hënës, kur ajo u eliminua nga shtëpia më e famshme në Kosovë, gjatë një përballje me Drenushën në televotim.

Marketing

Në episodin e fundit të Kosova Today, produksioni zbardhi pamjet e kamerave në prapaskenë, ku në mënyrë transparente dhe të pakontestueshme, u vërtetua se biletat e fatit ishte e njëjta gjatë gjithë kohës, që nga shtëpia e deri në studio dhe nuk kishte ndërhyrje në rezultatin final.        https://www.tiktok.com/@bigbrothervipkosova?pid=video_embed&referer_video_id=7439356112605826336&videoId=7439356112605826336&type=video&referer_url=insajderi.org/publikohet-pamjet-e-kamerave-pas-aludimeve-se-bileta-e-xhenetes-u-nderrua/?fbclid=IwY2xjawGq5O9leHRuA2FlbQIxMQABHbGG4ecQuvhIPAYZ1cATOc9SdRLokTL8nOPGFAQw1pgCKcni0umtJPyA8w_aem__4xNCC0KWNUok_2pF2l6PA&refer=embed&embed_source=121374463,121468991,121439635,121433650,121404359,121477481,121331973,120811592,120810756;null;embed_name

Spekulimet u përhapën shpejt pas eliminimit të Xhenetës, me disa ndjekës që pretenduan se bileta e saj, e cila kishte shënimin “Ti kthehesh në shtëpi”, mund të ishte manipuluar për ta larguar atë nga loja. Megjithatë, produksioni e ka quajtur këtë zhurmë të pabazuar dhe ka bërë të qartë se integriteti i lojës është prioritet absolut për ta.

Ky veprim i produksionit ka marrë reagime të shumta nga publiku. Ndërsa një pjesë e fansave kanë përgëzuar hapin për transparencë dhe ruajtjen e integritetit të lojës, të tjerë vazhdojnë të kenë dyshime dhe të kërkojnë më shumë detaje. 

Marketing