Gazeta prestixhioze “El Confidencial” ka publikuar përgjimet mes presidentit të Federatës së Futbollit spanjoll, Luis Rubiales dhe kapitenit të Barcelonës, Gerard Pique.
Në përgjime diskutohet një pazar në të cilën do të fitonte kompania e Pique, “Kosmos” për të luajtur Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.
Rubiales e Pique arritën marrëveshjen për të organizuar Kupën e Spanjës në Arabi, nga e cila marrëveshje kompania e yllit të Barcelonës, Kosmos merr katër milionë për secilin nga gjashtë vitet e nënshkruara, pra gjithsejtë 24 milionë euro.
Në përgjime diskutohet edhe mundësia se sa miliona do të përfitojnë Barcelona e Real Madridi nga organizimi i kupës në Arabinë Saudite.
“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim.
Në një tjetër bisedë mes të dyve, diskutohet mundësia që turneu, para se të përfundonte me Arabinë, të luhet në një vend spanjoll. Dhe aty diskutohet mundësia që turneu të luhej në “Camp Nou” ose “Santiago Bernabeu”.