Publikohen rezultatet e para, ja nga sa vota fituan kandidatët për deputet të Vetëvendosjes, të PDK-së, e LDK-së

Numërimi i votave për kandidatët për deputetë vazhdon në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.Aktualisht janë numëruar votat nga vendvotimi në shkollën “Ismail Qemaili” në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Marketing

Në bazë të rezultateve në këtë vendvotim po prin Lëvizja Vetëvendosje, pasi kandidatët e kësaj partie kanë marrë më shumë vota.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti në këtë vendvotim ka marrë 199 vota, pasuar nga numri dy i listës së VV-së, Glauk Konjufca me 164vota, Albulena Haxhiu me 87 vota.

Donika Gërvalla me 61 vota, Hekuran Murati me 89 vota, Xhelal Svecla me 45 e të tjerë.Sa i përket kandidatëve të LDK-s, bartësi i listës, Lumir Abdixhiku në këtë vendvotim ka marrë 118pasuar Hykmete Bajrami me 65 vota, Daorsa Kica-Xhelili me 60 vota, Kujtim Shala me 55, Jehona Lushaku Sadriu me 46, e të tjerë.Fiknete Bejta me 44, Doarsa Kica-Xhelili me 39, Kujtim Shala me 35 e të tjerë.

Nga lista për kandidatë e PDK-së, bartësi i listës Bedir Hamza ka marrë 108 vota, pasuar nga Memli Krasniqi me 57, Vlora Çitaku me 48, Uran Ismaili me 67, e të tjerë./GazetaInfokus.