Publikohen rrogat e prezantuesve shqiptarë, kaq paguhen Arbana, Luana, Bora dhe Ermali

Janë publikuar pagat e prezantuesve shqiptarë.

Marketing

Këto paga kanë bërë xhiro në rrjetë, pasi janë shifra marramendëse.

Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur.
Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej personazheve më të njohur të showbizzit:

Turjan Hysko 1,002,217.00 lekë ose 834.352 euro
Gentian Zenelaj 456,400.00 lekë ose 379.956 euro
Ledion Liço 432,532.00 lekë ose 360.086 euro
Marina Vjollca 390,026.00 lekë ose 324.699 euro
Armina Mevlani 190,797.00 lekë ose 158.840 euro
Salsano Rrapi 440, 400.00 lekë ose 366.636 euro
Ermal Mamaqi 120,000 lekë ose 99.901 euro
Amarda Toska 80,000.00 lekë ose 66.601 euro
Arbana Osmani 986,927 lekë ose 821.623 euro
Inis Gjoni 73,767 lekë ose 61.412 euro
Bora Zemani 321,373.00 lekë ose 267.545 euro
Luana Vjollca 542,710.00 lekë ose 451.810 euro
Alketa Vejsiu 80,000.00 lekë ose 66.601 euro
Donald Veshaj 30,475.00 lekë ose 25.371 euro
Romeo Veshaj 30,475.00 lekë ose 3.047.500

Zëdhënësi i qeverisë Endri Fuga ka reaguar pas publikimit të listës së pagave të qytetarëve në rrjet.
Në deklaratë qeveria thekson se raporti nuk ka dalë nga Ministria e Financave pasi në databazë ka të dhëna që nuk janë në dokumentin zyrtar, shkruan Abc.

Ai shton se Financat po bëjnë gati një denoncim zyrtar për ta depozituar në prokurori për të kërkuar zbardhjen e asaj që ata e quajnë ndërhyrje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve.

Kujtojmë që qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021”. Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën”Emri i plotë”.