Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi në vitin e ardhshëm për ditën e të dashuruarve do të publikojnë filmin e tyre “Dy gisht mjaltë”.
Ky film i takon zhanrit komik dhe në fillim do të publikohet vetëm në kinema, njofton Klan Kosova.
Ka qenë e paraparë që të publikohet gjatë këtij muaji mirëpo në fund dyshja kishin vendosur që të linin datën 14 shkurt për arsye të temës së dashurisë.