Roberti ka folur për këngën e tij më të re ‘Ajo nuk është unë’, këngë kjo me të cilën ai merr pjesë në ‘Festivalin e Këngës në RTSH’.
Në mesin e artistëve që po marrin pjesë në festivalin e RTSH’së këtë vit po merr pjesë edhe Robert Berisha, kënga e të cilit supozohet të jetë dedikim.
Robert Berisha do të performoj në këtë festival me këngën “Ajo nuk është unë”, këngë kjo e cila po thuhet se mund të jetë dedikim për Norën.
Mirëpo Roberit ka thënë krejt diçka tjetër.
“Kjo është kënga ime qē do marr pjesë ne festivalin e 58 të RTSH-sē dhe që titullohet “Ajo nuk është unë”. Nuk ja kam dedikuar askujt është thjesht një këngë e lezetshme që më mundësoj të marr pjesë në këtë festival dhe në atë skenë të bukur që vetëm @veragrabocka dhe @alketavejsiu dinē ta bëjnë, dhe për këtë është fajtore @fifi.official.fr me orkestrim nga dy miqt e mi @duobass.records… e kam pranu ftesën me shumë dëshirë sidomos ku këndohet live me orkestër profesionale…kush do qê ta fitoj le ta gëzoj vendin e parë, për mua pjesëmarrja ështē e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shumë të mirë shqiptarë”, ka shkruar Roberti në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B50Zdv0nzyR/?utm_source=ig_embed