Gold AG publikon bashkëpunimin me Hysni Klinakun.
Reperi Arian Agushi i njohur ndyshe si Gold AG e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Kënga titullohet ‘Lulëkuqe e Pashtrikut’ dhe është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Hysni Klinakun.
Ky projekt muzikor ka ardhur i realizuar edhe me videoklip dhe menjëherë ka filluar të pëlqehet nga fansat.
Ndryshe Goldi është një prej emrave të estradës i cili publikon më së shpeshti këngë të reja.