Sot është publikuar bashkëpunimi i ri me videoklip nga kantautorët, Shpat Deda dhe Edona Vatoci me titull “Terr”.
Kënga “Terr” ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, përderisa Edona Vatoci e ka shkruajtur tekstin në strofë e saj.
Aranzhmani, produksioni dhe inçizimi live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin.
Shpat Deda ka kohë prej kur nuk ka publikuar projekt të ri.