Kënga është ritmike dhe të jep ndjesinë e vërtetë të një kampionati botëror me në krye futbollin dhe argëtimin.
Kjo konsiderohet si hera e parë që kolona zanore e një turneu botëror do të këtë artistë ndërkombëtarë që shfaqin zhanre të ndryshme muzikore që shtrihen në të gjithë botën.
Videoklipi i këngës është realizuar kryesisht në shkretëtirë duke u kujdesur deri në detajet më të vogla.
Nuk munguan momentet nga kampionatet e viteve të kaluara me flamujt e shteteve pjesëmarrëse duke i shtuar edhe më shumë ngjyra videoklipit.
Tashmë është vendosur zyrtarisht kënga e Kampionatit Botëror 2022, e interpretuar nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.
Kënga zyrtare e “Katar 2022” titullohet “Hayya Hayya (Better Together)”.
Prodhimi muzikor është një kombinim mes yllit amerikan Trinidad Cardona, ikonës popit, Davido dhe këngëtarja nga Katari, Aisha.
“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon sesi muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën”, tha Shefi Tregtar i FIFA-s, Kay Madati.