Shkurte Gashi, Bardhi e Nora Istrefi ka kohë prej kur kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.
“Mama mia”, titullohet projekti i tyre i cili sapo u lansua.
Ky projekt u finalizua edhe me videoklip.
Për tekstin e këngës është kujdesur Bardhi dhe Ghulo, po ashtu edhe për melodinë me ndihmën edhe të Shkurte Gashit dhe Kushtrim Kelanit.
Për klipin e këtij super projekti u kujdes “Xl Films”.
Ky projekt ende pa u publikuar ishte bërë viral në ‘TikTok’, teksa fansat e tyre e kanë pritur me padurim.