Publikohet përgjim i ri për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev

Një “bombë” e re për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Në Jutub u publikua një regjistrim ku dëgjohet zëri i tij. Sipas materialit audio, Zaev thotë se e njeh avokatin Vasil Dimishkov, vëllanë e gjykatëses Vesna Dimishkova.

Marketing

Përmendet një shumë prej 6 milion eurosh, për të cilën Zaev thotë se po futet në atë punë. Regjistrimi zgjat 12 sekonda dhe sipas njoftimit, i referohet rastit “Reket”.

Më herët, është publikuar një incizim i cili pretendohej se ishte nga një takim i avokatit Vasil Dimishkov, me një person të panjohur dhe përmendet e njëjta shumë prej 6 milion eurosh.