Dje për Halloween është publikuar traileri i filmit të parë shqiptar i zhanrit horror.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori dhe producenti i njohur shqiptar Ergys Keta me anë të një postimi në profilin e tij në instagram.
“Lugina e djalit” është titulli i filmit të cilit iu publikua traileri por që së shpejti do ta kemi edhe në kinematë tona.
“Sapo doliii nga furra traileri i filmit @lugina.e.djalit mbas nje pune te palodhur te stafit dhe e mbyllur ne kohe rekord xhirimet nuk kam cfar te them tjeter pervec qe shpresoj tju pelqeje sado pak traileri me i vecant qe keni pare ndonjeher ktu ne vendin tone!!
Falenderoj shume @edi_gjerani per punen e palodhur 💪
@onemore.al cunat qe nuk reshtin kurr se punuari. E te gjithe stafin e aktoret figurantet qe kane marr pjese ne kte projekt gjigand.. shpresoj te na mbeshtetni sado pak”, ka shkruar Ergysi.
Në vazhdim mund të ndiqni trailerin në videon e mëposhtme.
https://www.instagram.com/p/CVs7v9tj2L2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a65b7e61-1f33-44dc-83eb-3bec8328532d