Publikohet traileri i ri i sezonit të dytë të “Squid Game”(VIDEO)

 

Është publikuar një trailer i ri i sezonit të shumëpritur të serialit “Squid Game”, i cili pritet me padurim nga fansat dhe do të lançojë më 26 dhjetor në Netflix. Platforma ka zbuluar më shumë rreth episodeve të papublikuara, dhe në vetëm 20 orë, traileri ka arritur 8.2 milionë shikime në YouTube.

Marketing

Sipas informacioneve, Seong Gi-hun do t’i rikthehet garës për t’u bërë lider dhe për t’i këshilluar lojtarët e rinj të heqin dorë nga gara. Po ashtu, detektivi Hwang Jun-ho duket se nuk ka vdekur dhe do të rikthehet në sezonin e ri për të bastisur lojën.

Netflix US | there’s no stopping the game. SQUID GAME SEASON 2 arrives december 26 | Instagram

Netflix është paditur nga aktori dhe producenti Sohum Shah, i cili pretendon se platforma e madhe i ka vjedhur idenë dhe skenarin nga filmi i tij të vitit 2009, “Luck”. Seriali korean që theu rekorde shikueshmërie, “Squid Game”, u shfaq për herë të parë në vitin 2021, ndërsa sezoni i dytë është planifikuar të publikohet më 26 dhjetor të këtij viti.

Sipas një padie të siguruar nga TMZ, Shah ka pretenduar se Netflix ka marrë skenarin nga thrilleri aksion të tij, të cilin ai e ka shkruar vetë.

 

Marketing