Publikoi ‘selfie’ pa maskë, presidenti gjobitet me 3.500 dollarë

Në shumë vende të botës është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në çdo ambient dhe Kili është një ndër ato shtete.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera është gjobitur me 3,500 dollarë, pasi pozoi në plazh me një kalimtar të rastit pa vendosur një maskë.

Marketing

Presidenti u shpreh se ai ishte vetëm dhe prandaj nuk po mbante maskë, por ishte një grua që iu afrua dhe i kërkoj një foto.

Në foto, presidenti shihet duke qëndruar shumë afër gruas në një ditë me diell dhe asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskë.

Marketing