Një video e kryeministrit Edi Rama me këngën “Diell” të Fifit ka bërë bujë në mediat online.
Në videon e Ramës shfaqet një pamje magjike nga Valbona, shoqëruar në sfond me këngën më të fundit të Fifit “Diell”. Kjo ka bërë që video të komentohet pafund. Madje për këtë ka reaguar edhe producenti Flori Mumajesi, i cili i ka ftuar të gjithë ta shijojnë, pasi nuk ka lidhje me politikën.
Ndërkohë, pak minuta më parë, ka qenë vetë Fifi që e ka ripostuar në Instastory, shoqëruar me disa ‘emoji’. Këngëtarja ka treguar se ka mbetur pa fjalë.
“Pa fjalë”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se është shumë e entuziazmuar.