Publikon foto të padëshiruar, Foden ndanë rrugët me kompaninë e rrjeteve sociale

9:53 | 16 Prill 2021

Marketing

Phil Foden ka bërë publikimin e një statusi, ku kishte pyetur Kylian Mbappen nëse është gati për sfidën në Ligën e Kampionëve.

Këtë gjë e kishte bërë kompania e tij e cila kujdesej për rrjetet e tij sociale, mirëpo ylli i Citizens është mllefosur nga ky postim dhe ka vendosur të largojë nga puna atë kompani, transmeton lajmi.net.

Një mesazh i perceptuar si provokues, ndoshta edhe arrogant, nga mesfushori ka rezultuar që kompania e mediave sociale të Foden, të largohet nga puna.

Daily Mail kishte raportuar se lojtari ishte i zemëruar me agjencinë e tij të komunikimit dhe i kërkoi atij të tërhiqte statusin e tij, gjë që u bë shpejt./Lajmi.net/

Marketing