Pullë postare për nder të legjendës Fadil Vokrri

Posta e Kosovës ka emetuar sot një pullë postate me imazhin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, që vdiq muaj më parë.

Marketing

Në një konferencë për media në kryeqytet, Posta e Kosovës e prezantoi emetimin e pullës postare me portretin e ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, raporton Gazeta Express.
Sejdi Hoxha, drejtor ekzekutiv i postës, pohoi se Posta e Kosovës vazhdon traditën, në krijimin e pullave postare në nderim të legjendave kosovare, e këtu nuk mund të mungonte as pulla dedikuar legjendës së futbollit Kosovar, Fadil Vokrri.

I biri i ish kryetarit të Federatës së Kosovës, Gramoz Vokrri, si dhe kryetari i tanishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e falënderuan postën e Kosovës, për këtë pullë kushtuar të ndjerit Fadil Vokrri.

Vokrri kishte filluar karrierën e tij për skuadrën Llapi, mirëpo më vone kishte bërë paraqitje edhe për klube të tjera, si: Prishtina, Partizani i Beogradit, klubi francez Nimes, klubi turk Fenerbahçe, etj. Në shkurt të vitit 2008, ai e morri drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe arriti ta anëtarësojë këtë federatë në UEFA dhe FIFA.

Marketing