Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot pagoi në llogaritë e 638 personave afërsisht 82.724.000 denarë për kultivuesit e prodhuesve organik, përkatësisht për ata aplikantë që kanë dorëzuar kërkesë dhe kanë aplikuar për fonde nga Programi i Zhvillimit Rural, në veçanti për “Masën 215 Prodhimi Organik”.
Sipas Programit të Zhvillimit Rural, fondet do të paguhen për secilin që në mënyrë organike ka mirëmbajtur kultura të kopshtarisë, vreshta ekzistuese dhe pemishte, pemë, bagëti dhe bletë.
Mjetet financiare për prodhimin organik u janë paguar të gjithë prodhuesve bujqësorë që kanë aplikuar për ndihmë financiare dhe kanë përmbushur kushtet e përdorimit të fondeve nga Programi i Zhvillimit Rural.
Praktika e pagesës selektive dhe në kohë e subvencioneve vazhdon. Paratë për subvencione bujqësore paguhen në një kohë kur fermerët kanë nevojë më shum.