Puna sezonale për studentët në Gjermani, ja kushtet

Afaristi nga diaspora, Isak Neziri ka dhënë detaje për punë sezonale në Gjermani nga ana e studentëve.

Marketing

Neziri ka thënë e studentëve u lejohet të bëjnë 60 ditë punë sezonale në Gjermani.

“Studentët i kanë rreth 60 ditë pune që ju lejohet me punuar në Gjermani. Tash e kane më lehtë ngase nuk ka nevojë për termine”, ka thënë Neziri.

Ai ka njoftuar për procedurat që duhet ndjekur që një student të punojë 60 ditë në Gjermani.

“Neve na duhet një dëshmi se është studentë dhe i ndjek ligjëratat dhe ne me atë dokument bëjmë kërkesë tek organet e caktuara, në këtë rast në Bon për lejimin e punës, në një formë është kontratë mes kompanisë dhe Bonit që ne e punësojmë një student apo edhe më shumë”, ka njoftuar Nezriri.

Ai ka folur edhe për lehtësimet tjera që kanë studentët për punë sezonale.

“Lehtësim për studentë për punë sezonale është që nuk kanë nevojë të paguajnë tatime në këtë rast për pension, shëndetësi, apo diçka tjetër. E kanë një minimale që ju tërhiqet nga bruto dhe njëkohësisht ne fund vit me barazimin nga shteti, i kthehen të gjitha paratë. Në këtë rast bruto-neto është ajo çfarë studenti e merr”, ka thënë Neziri.