Punë e kryer, Kovacic në Chelsea për 50 milionë euro

Kovacic pritet të zyrtarizohet të Chelsea gjatë ditës së sotme. Ai do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me “Blutë e Londrës”. Reali do të përfitojë 50 milionë euro nga shitja e kroatit.

Marketing

Gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili punon për Sky Sport e “The Guardian”, ka bërë të ditur se Mateo Kovacic tashmë mund të konsiderohet lojtar i Chelsea.
Sipas Romanos, klubet tashmë kanë arritur marrëveshje dhe gjithçka është konfirmuar, lojtari do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me “Blutë e Londrës”.

Ai do t’i kushtojë Chelseas 50 milionë euro.
“Mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratë deri me 2024 brenda pak orëve”, shkruan Romano në “Instagram”.
“Chelsea do ta blejë atë nga Real Madridi për 50 milionë euro. Kovacic lejohet që t’i bashkohet Chelseat pavarësisht dënimit nga UEFA për mos transferime, pasi ka qenë sezonin e kaluar në formë huazimi”.

Por, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Chelsea s’do të veprojë ngjashëm me Gonzalo Higuainin, i cili do të kthehet në Juventus.