Gianluca Di Marzio bën të ditur se Juventus ka arritur marrëveshje me Dejan Kulusevski.
Mesfushori suedez, Dejan Kulusevski, me shumë gjasë do të vazhdojë sezonin tek skuadra e Juventus.
Gazetari i njohur italian, specialist i merkatos, Di Marzio, raporton se Juve ka mbyllur marrëveshje me Kulusevski.
19 vjeçari që luan si i huazuar tek Parma, nga Atalanta, ka pasur performanca shumë të mira, duke kapur syrin e gjigantëve evropianë.
Ai tashmë është pajtuar për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A.
Juventus do të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij.