Ballina Aktuale Punë e kryer: Pogba arrin për testet mjekësore te Juventusi

Punë e kryer: Pogba arrin për testet mjekësore te Juventusi

Paul Pogba ka arritur në Torino dhe tani ndodhet në klinikën J Medical.

Marketing

Mesfushori francez ka arritur marrëveshje me Juventusin për tu rikthyer në Torino pas pesë viteve të kaluara te Manchester United.

Pogba tanimë ndodhet në klinikën J Medical duke kryer testet mjekësore te gjiganti italian Juventus.

29-vjeçari është pritur nga një numër i madh i tifozëve të cilët ishin të entuziazmuar me rikthimin e francezit në Allianz Stadium.

Fillimisht Pogba do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore pastaj pritet zyrtarizimi i tij nga Juventusi.

Kujtojmë që torinezët gjatë ditës së djeshme transferuan edhe veteranin argjentinas Angel Di Maria.

Exit mobile version