🗣Nga sot punëdhënësit filluan të parashtrojnë Kërkesa për mbështetje finansiare për pagesën e rrogave për të punësuarit për muajin nëntor të vitit 2020 BFP-IP/2, ndërsa personat fizik që kryejnê veprimtari vetanake, parashtrojnë Kërkesë për mjete finansiare BFS-SVD/2.
📍Kërkesat BFP-IP/2 parashtrohen përmes sistemit E-Tatime
📍Kërkesat BFS-SVD/2 parashtrohen përmes sistemit E-PDD
📍Kërkesat parashtrohen përfundimisht deri më 10 dhjetor të vitit 2020, ndërsa DAP e konfirmon kërkesën e kompletuar në afat prej 3 ditë nga dita e parashtrimit.
‼Sot Drejtoria për të ardhurat publike e konfirmoi kompletimin e kërkesave BFP-IO/2 për pagesën e rrogës për muajin nëntor të vitit 2020 për rreth 5000 punëdhënës…
✅ Mbështetja finansiare për pagesën e rrogave për të punësuarit për muajin tetor të vitit 2020 është gjithsej 951,252,239 denarë, janë miratuar 13 813 kërkesa të punëdhënësve nga të për cilët 12 470 janë dorëzuar urdhëresa për pagesë deri te Sekretariati gjeneral i Qeverisë, me të cilën janë përfshirë 60 895 të punësuar.
✅ Pagesa e mjeteve finansiare te personat fizik të cilët kryejnë veprimtari vetanake, për muajin tetor gjithsej është 329,792,920 denarë, ndërsa janë dorëzuar urdhëresa për pagesë të 4277 kryerës.