Punësimi i familjarëve në administratën shtetërore në Maqedoni, ja emrat?!

Nuk kanë të ndalur thumbimet partiake se në administratën shtetërore janë punësuar familjarë.

Marketing

Këto i ka shigjetuar VMRO-DPMNE e cila theksoi se nuk ka funksionarë të LSDM që nuk ka punësuar në administratën shtetërore tërë familjen. “LSDM po shfrytëzon momentet e fundit në pushtet për lojën me ligje dhe për përkujdesjen ndaj aktivistëve dhe familjarëve të saj”, theksoi VMRO-DPMNE. Sipas saj, në komunën Gjorce Petrov në Shkup, shoferi i kryetarit të kësaj komune ka punësuar gruan si bashkëpunëtore për marrëdhënie me publikun. Punësime familjare kanë ndodhur edhe në Termocentralin REK Manastir, ku kryetari i sindikatit të ELEM ka punësuar djalin e tij. Kryetari i Vinicës, Ivica Dimitrov ka punësuar gruan e tij në MPB. Po ashtu janë përmendur edhe shumë raste të tjera. Ja emrat. (INA)

Marketing