Punësimi i vajzës së Talat Xhaferrit, Antikorrupsioni kërkon llogari

Në pyetjen e gazetarëve se deri ku është me 18 lëndët për ndeshje të interesave të hapura më 18 janar të këtij viti, kryetarja e komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska sot informoi se dy lëndë janë mbyllur, shkruan Fokus.mk.

Marketing

Në rastin e parë për punësimin e vajzës së deputetes Emilija Aleksandrova në Fondin e Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik kanë marrë informatë se ajo aspak nuk ka konkurruar atje.

Në rastin e dytë, për bashkëshorten e kryetarit të Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, Ivanovska theksoi se kanë marrë informata se ajo ka qenë e angazhuar me marrëveshje në vepër si arsimtare e shkollës fillore dy vite, me të cilën me automatizëm i transformohet marrëdhënia e punës në marrëdhënie të rregullt të punës.

Për punësimin e vajzës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në ELEM, Ivanovska theksoi se kanë marrë informatë nga kompania, por i konsiderojnë si të pa mjaftueshme. Ajo tha se sipas profesionit, vajza e Xhaferit e ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, ka magjistruar me notën 10.00 dhe ka dhënë provimin e gjyqësorit, por nuk e di se me cilin kriter është zgjedhur në konkursin për punësim dhe nuk ka informata për kandidatët tjerë që janë paraqitur në konkurs.

E pyetur për atë se me tenderët e shpallur në Kuvend gjatë kohës së zgjedhjeve a është shkelur Kodi Zgjedhor, ajo theksoi se ende është në kuadër të kryerjes së rregullt të punëve, por nuk konsiderohet si shkelje. Ajo paralajmëroi se Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit planifikon të zbatojë analizë më përkatëse në lidhje me sistematizimin e punësimeve në kompanitë publike.

Marketing