Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon seanca gjyqësore për 27 prill, me dëgjimin e katër dëshmitarëve.
I pari ka dëshmuar, Sashko Kocevski, referent i pavarur në sistemin për votim elektronik dhe monitorim. Kocevski tha se deri më 20 mars edhe vetë ka qenë në protestat e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe se si pjesëmarrës ka marrë udhëzime nga kryetarët e Komiteteve Komunale të VMRO-DPMNE-së kundër të ashtuquajturës Platformës së Tiranës.
“Ne si parti punojmë si ushtri, marrim udhëzime nga komitetet komunale dhe nga kryetarët e komitetet lokale për pjesëmarrje në protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët” si mbështetje kundër Platformës së Tiranës. Kush ka dashur ka ardhur përpara Kuvendit pa shantazhe dhe pa sanduiçe dhe para, ashtu siç ka pasur spekulime”, tha Kocevski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtjes ai ka thënë se udhëzimet nga partia kanë qenë që të protestojnë me dinjitet, pa e prishur rendin dhe qetësinë dhe me çdo kusht pa provokime. Për fjalimet e protestave të Boris Damovskit dhe Igor Durllovskit dëshmitari ka thënë se nuk kanë qenë me gjuhë të urrejtjes por motivuese që të vazhdojnë protestat.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e ka paralajmëruar që të mos flet në kontekst politik, por ta tregojë gjendjen faktike si dëshmitar.
Për seancën e 27 prillit, ai ka thënë se deri më 17:30 ka pasur rrjedhë normale. Pasi që Trajko Veljanovski i ka dhënë fjalë deputetit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili e ka kënduar himnin e Shqipërisë është ngritur tensioni mes deputetëve, ndërkaq për fjalë janë paraqitur deputetët Kësto Mukoski, Ilia Dimovski dhe Tomisllav Tuntev. Mukoski ka marrë fjalë dhe ka filluar me këndimin e himnit të Maqedonisë, ndërkaq më pas Veljanovski nuk u ka dhënë fjalë Dimovskit dhe Tuntevit, pasi që tanimë ishte ora 18:00 dhe e ka ndaluar seancën pasi që nesër nuk ka pasur koordinim që të punojë më gjatë.
“Me atë, obligimi im është që t’i ndalojë mikrofonët. Ato janë 2-3 minuta që të ndalen kompjuterët. Atëherë rreth meje kishte disa deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe dikush bërtiti të mos lejojë votim nëse LSDM përpiqet që ta bëjnë zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Nuk e di kush ka folur pasi që atëherë isha i ulur, por kur u ktheva mbrapa meje ishin deputetët Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Zhaklina Peshevska, Ilija Dimovski, zotëria nga Partia Socialiste Dimovski dhe mendoj se Johan Tarçullovski. Atëherë erdhi dikush nga sigurimi dhe më tha që ta fik sistemin për votim dhe ta lëshoj seancën. Nuk e di, ishte ndonjë polic”, tha Kocevski.
“Ngelëm të mbyllur. U përpoqëm që të kontaktojmë me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Zharko Denkovski”, tha dëshmitari, duke sqaruar se Denkovski i ka kërkuar më vonë, por ashtu siç tha vetëm ka pyetur për pajisjen.
Derisa kanë qenë të mbyllur të shtunën, janë dëgjuar thirrje, trokitje dhe goditje: Filluan të bërtasin, “hapeni, hapeni derën! Dilni komunistë”, tha Kocevski. Dëshmitari tha se janë fshehur pasi që janë frikësuar që të mos i godit ndonjë plumb, ndërkaq kolegia i ka dhënë një diazepam.
Të shtunën kanë ngelur deri në orën 20:00, ndërkaq më pas i ka tërhequr Goran Gjoshevski Levi me tre pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.