Punonjësi i Klinikës Infektive në Shkup është infektuar nga pacientja që vdiq nga pickimi i rriqrës

Një i punësuar në Klinikën Infektive është infektuar nga pacientja 27 vjeçe e cila vdiq si pasojë e pickimit nga rriqra, përcjell TV21. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se personi ka pasur kontakt direkt me pacienten e ndjerë.

Marketing

“Pas konfirmimit të një rasti me ethe hemorragjike Krime-Kongo te një grua 27-vjeçare, një nga punonjëset e Klinikës për Sëmundjet Infektive dhe Gjendjet Febrile, e cila u identifikua si kontakt me rrezik të mesëm, shfaqi simptoma në ditën e nëntë të survejimit, dhe sipas rezultateve të marra, është konstatuar si rast pozitiv me ethe hemorragjike kongo-krime”, thonë nga MSH.