Punonjësi i një pike karburanti dyshohet se ka vjedhur mbi 800 litra benzinë

MPB lajmëron se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka bërë kallëzim penal ndaj B.M. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “shmangie”.

Marketing

Kërkuesi, punonjës në pikën e karburantit të MPB-së në Gjorce Petrov në Shkup, në mënyrë të paligjshme ka marrë për vete më shumë se 800 litra karburant jashtë kazermës nga nëntori i vitit 2023.

Më datë 31.10.2023, në dalje nga kazerma, në automjetin e tij janë gjetur disa bidona të mbushura me 110 litra naftë dhe 75 litra benzinë, të cilat i ka mbushur në pompën e kazermës, sipas MPB-së.