Ballina Lajme Maqedoni Punonjësit e Drejtorisë Doganore në RMV të premten në protesta

Punonjësit e Drejtorisë Doganore në RMV të premten në protesta

Protestë paralajmëruese e punonjësve të Drejtorisë doganore, paralajmëroi sot Sindikata e AOGJSH-së. Protesta do të zhvillohet të premten nga ora 12 deri në 12:30.

Marketing

“Punonjësit e Drejtorisë doganore me vite të tëra, edhe pse kanë të drejtë sipas ligjit dhe kontratës kolektive për pagesën e tridhjetë për qind të pagës, nuk e marrin atë shtesë, sqaroi kryetari i Sindikatës së AOGJS-së, Tërpe Deanoski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se nëse nuk dëgjohet zëri tyre për kërkesën, protestat paralajmëruese do të radikalizohen, po mendohet për mbylljen e pikave kufitare dhe paralajmëruan se kjo do të jetë e para nga protestat që do të pasojnë edhe në institucionet e tjera.

Marketing
Exit mobile version