Punonjësit e Filarmonisë në protestë para Ministrisë së Kulturës

Punonjësit e Filarmonisë së Maqedonisë sot do të mbajnë protestë para Ministrisë së Kulturës. Siç paralajmëruan nga Sindikata e Filarmonisë së Maqedonisë, protesta është apel publik deri tek ministria resoriale që të respektojë rregullat për zgjedhjen e drejtorit në konkursin i cili përfundoi këtë javë.

Marketing

“Në vazhdë është zgjedhja për drejtor, duam të tregojmë se përderisa nuk zgjidhet kandidati i cili i plotëson të gjitha kushtet nga konkursi do të vazhdojmë me protesta. Nuk do të lejojmë institucioni jonë të jetë viktimë e marrëveshjeve të paturpshme politike”, thonë punonjësit e Filarmonisë.