Punonjësja në Prokurori i dërgon dokumentet sekrete burrit të saj

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ka filluar procedurë kundër një punonjëse në organin ndëshkues-korrektues të kësaj Prokurorie.

Marketing

E akuzuara dyshohet për “Dhënie të sekretit zyrtar”. Ajo në disa raste nga mesi i vitit 2017 deri 23 maj 2018 i ka dërguar dokumente zyrtare bashkëshortit të saj, që është avokat i njohur.

“Ajo i ka dorëzuar padi penale, shënime zyrtare dhe dokumente të tjera të përpunuar nga njësitë organizuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, procesverbale, marrëveshje dhe dokumente të tjera të punuara nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli që paraqesin sekret zyrtar, si dhe dokumente të institucioneve tjera të cilat në mënyrë direkte ose indirekte janë lidhur me lëndët për të cilat ky avokat është paraqitur si mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Organet hetimore kanë konfiskuar kompjuterin e saj dhe dokumente tjera, që janë dorëzuar për analiza. Raporti nga ekspertiza e bërë ka konfirmuar dyshimin se ajo duke e përdorur viberin, në mënyrë të paautorizuar i ka dërguar të dhëna që kanë qenë sekret zyrtarë.