Ballina Aktuale Punuan të dielën, Ja sa gjoba janë shqiptuar në Çair

Punuan të dielën, Ja sa gjoba janë shqiptuar në Çair

Gjatë ditës së sotme në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 17:00 pjesëtarë të Njësitit për Intervenim të Shpejt, në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në rajonin e komunës së Çairit kanë kryer kontrolle në rrugën “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi” me qëllim vërtetimin, nëse punëdhënësit i respektojnë rregullativën ligjore sa i përket ndalimit për punë të dielave.

Marketing

“Nga kontrollet e bëra janë shqiptuar 12 masa, gjegjësisht janë lëshuar 8 vendime për ndalim të veprimtarisë në afat prej 15 ditëve, tre vendime për rregullimin e marrëdhënies të punës për personat e gjetur në objektet pa status të rregulluar të punës dhe një vendim, vërejtje për regjistrim të veprimtarisë së paregjistruar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton SHENJA.

Exit mobile version