Pushteti dhe opozita janë optimistë për ligjin e prokurorisë

Qeveria dhe opozita janë optimistë se një marrëveshje për ligjin e prokurorisë publike është i mundur .Grupet e punës do të takohen përsëri të hënën në përpjekje për të harmonizuar qëndrimet e tyre. Kryeministri Zoran Zaev është optimist – thotë se ndryshimet nuk janë të

Marketing

Ligji i ri i prokurorisë përmban mbi 80% të propozimeve të partisë më të madhe opozitare VMRO DPMNE. Në propozim vendimin ka bashkim të PSP-së dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe kjo siguron një të ardhme. Unë pres që të arrijmë një marrëveshje, dhe deputetët të deklarohen, sepse ditët janë të numëruara. Kemi folur për këtë gjë gati një vit, dhe mbetën vetëm 20 ditë për bisedime. Unë sinqerisht besoj se, së bashku me opozitën, me konsensus, do ta sigurojmë mbështetjen për ligjin e ri të prokurorisë publike – deklaroi Zoran Zaev -Kryeministër i RMV.

Nga VMRO thonë se ekziston vullnet për të punuar në zgjidhje të përbashkët të pranueshme, por për shkak të ndodhive të fundit me rastin Reket, kërkojnë që të hetohet roli i çdo të punësuari në PSP.

Grupet e punës e vazhdojnë procesin e negociatave sa i përket Ligjit për prokurori publike, ne tashmë kemi propozuar cilat janë parametrat tona për ligjin e ri, i cili para se gjithash duhet të jetë joselektiv. Sa i përket PSP-së, mund vetëm të porosisim që të hetohet çdo përfshirje e çdo punonjësi të PSP-së e që më pas të mendohet se çfarë do të bëhet me këta persona më tej – tha Dimçe Arsovski – VMRO DPMNE.

Në propozim- ligjin e Qeverisë, parashihet që të gjithë të punësuarit e PSP-së të kalojnë në prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Opozita kërkon që prokurorët e PSP-së të kthehen në prokuroritë nga ku kanë qenë të rekrutuar. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi e vuri në rend të ditës propozimin qeveritar në seancën plenare të caktuar për ditën e martë.