Puthi në buzë futbollisten, FIFA pezullon kreun e federatës spanjolle

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka pezulluar presidentin e federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales, pas skandalit në festimet e fitores të Spanjës në Kupën e Botës për femra.

Marketing

Gjatë ceremonisë së dhënies së medialeve për kampionet e botës, Rubiales puthi në buzë futbollisten Xheni Hermoso duke shkaktuar një bujë mediatikke globale.

Në njoftimin e Komitetit Disiplinor të FIFA-s bëhet me dije se Rubiales do të pezullohet përkohësisht për një periudhë fillestare prej 90-ditësh.

“Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht z. Luis Rubiales nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky pezullim, i cili do të hyjë në fuqi nga sot, është për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, në pritje të procedimit disiplinor të hapur ndaj zotit Luis Rubiales të enjten, më 24 gusht. Po kështu, kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe për të ruajtur, ndër të tjera, të drejtat themelore të futbollistes së kombëtares znj.

Xhenifer Hermoso dhe urdhrin e mirë të procedimit disiplinor pranë këtij organi disiplinor, ka nxjerrë edhe dy të tjera. Direktiva (neni 7 FDC) me anë të të cilave ai urdhëron z. Luis Rubiales të përmbahet, nëpërmjet tij ose palëve të treta, nga kontaktimi ose përpjekjet për të kontaktuar me lojtaren profesioniste të ekipit kombëtar spanjoll të futbollit znj. Xhenifer Hermoso ose mjedisin e saj të ngushtë”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.