Matt Hancock po përballet me thirrje publike për të lënë detyrën e Sekretarit të Shëndetësisë në Britaninë e Madhe pasi ai shkeli udhëzimin për distancën sociale duke u puthur me një kolege. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë tek britanikët të cikët e shohin edhe më problematik fakt që këshilltari i lartë i shëndetësisë shfaqet në një skenë të tillë, në kushtet e pandemisë.
(Ne foto: Hancock dhe asistentja e tij)
Pas fotove të publikuara në media, ku ai shfaqej ndërsa puthte në buzë asistenten e tij Gina Coladangelo dhe që i përkisnin datës 6 Maj, “The Sun” ka publikuar së fundi edhe një video. Matt Hancock ndodhet në zyrën e tij, ndërsa Coladangelo hyn dhe të dy shkëmbejnë puthje pasionante.
Pas kësaj ngjarjeje 42-vjeçari i martuar me tre fëmijë, ka kërkuar falje për mosrespektimin e rregullave, por nuk i kërkoi falje bashkëshortes Marta (foto me poshte) me të cilën është i martuar prej 15 vitesh.
Edhe Gina Coladangelo është e martuar, ajo është bashkëshortja e Oliver Bonas, themelues i dyqaneve të modës “Olly Tress”