Putin 90 minuta bisedë me Macron: “Çmilitarizimi” i Ukrainës do të arrihet

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike 90 minutëshe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Marketing

Kremlini sqaron se Putin i ka thënë Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë, çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral, do të arrihen.

Putin shtoi se çdo përpjekje e Ukrainës për të vonuar negociatat do të sjellë shtimin e kerkësave të Moskës në listën e saj.