Putin arreston ish-zv.ministrin e Mbrojtjes

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes në Rusi, Pavel Popov është vënë në pranga nga autoritetet nën akuzat e rënda të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Marketing

Arrestimi i Popov vjen pas një hetimi që vijon prej disa kohësh në Rusi kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë së vendit, raporton A2 CNN.

Nëse ai do të shpallet fajtor, atëherë rrezikon deri në 10 vite burg.

Çështja kundër Popov lidhet me aktivitetet e biznesit në një impiant të kontestuar ushtarak pranë Moskës që është quajtur më parë nga mediat “parku i lodrave të ushtrisë ruse”, kjo për shkak të abuzimeve.

‘Parku i Patriotëve’ ka qenë në fakt një projekt i nisur nga ish-ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, me qëllim frymëzimin apo indoktrinimini e të rinjve me armatimet dhe pajisjet ushtarake sovjetike e ruse.

Popov bëhet figura e tetë e lartë e ushtrisë muajt e fundit, që arrestohet me akuza përvetësimi, rryshfeti e abuzimi, pas zv. ministrit Timur Ivanov.

Marketing