Teksa mbetet për tu parë se cili do të jetë produkti i samitit të udhëheqësve të G20 në Argjentinë, ajo çfarë është garantuar deri më tani ka qenë show.
Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Vladimir Putinit kanë dhuruar skena të jashtëzakonshme.
Salman është lënë në këmbë vetëm pasi udhëheqësit botërorë e kanë kaluar atë përpara se Presidenti rus të arrinte.
Putin më pas u takua me princin Sauditi që e mori me entuziazëm para se të uleshin. Ata u panë duke qeshur pas përplasjes së duarve.
Mikpritja e ngrohtë vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha këtë pasdite se një vizitë e Presidentit Putin në Arabinë Saudite është duke u përgatitur, edhe pse afati i vizitës ende nuk është finalizuar.
Presidenti rus pritet të diskutojë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi me princin e kurorës së Arabisë, Mohammed bin Salman.
Jamal Khashoggi u vra në konsullatën arabe në Stamboll më 2 tetor.
Kanadaja, Franca, SHBA dhe Gjermania kanë vendosur sanksione të synuara në lidhje me vrasjen e gazetarit të shquar saudit.