Putin drejton Lada-n për të rritur shitjet e veturës ruse, gati sa nuk e përplas (VIDEO)

Vladimir Putin shihje sot në drejtim të një automjeti Lada në një video promocioni në Rusi por thuajse nuk shkaktoi një aksident në autostradën e Tver, ku po merrte kthesat.

Marketing

71-vjeçari Putin hapi sesionin e promocionit duke drejtuar një Lada Aura të zezë në autostradën që lidh Moskën me Shën Petersburg, kur në një gabim të vogël sinjalizimi thuajse u përplas me veturën e sigurisë që e ndiqte.

Pas drejtimit të shkurtër me mjetin Lada Aura, president doli jashtë i rrethuar nga disa agjentë sigurie, të cilët i kaluan xhaketën, ku u duk se ai nuk mbante jelek anti-plumb siç ishte sugjeruar më herët.

Zhvillimi vjen teksa Rusia vijon konfliktin e rëndë ne lindje te Ukrainës me aneksimet e zonave pro-ruse dhe dy ditë pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump në SHBA.

Shërbimet e inteligjencës ruse e ukrainase kane thënë më parë se pasur gjithashtu disa tentativa për vrasjen e Putin, deri tani të pasuksesshme./Daily Mail/    https://www.dailymail.co.uk/video/vladimirputin/video-3233819/Video-Vlad-salesman-Putin-cruises-new-Lada-boost-vehicle-sales.html

Marketing