Putin i bëhet avokat Trumpit

Vladimir Putin i vjen në ndihëm presidentit amerikan, Donald Trump, i akuzuar se ka ushtruar presion mbi homologun e tij ukrainas, për të eliminuar një rival politik.

Marketing

“Nuk shoh ndonjë gjë komprometuese në bisedën mes Trump dhe Zelensky-t”, deklaroi Putin, në lidhje me bisedën telefonike, që e ka vënë presidentin amerikan nën kërcënimin e shkarkimit nga posti.

“Donald Trump thjesht ka hetuar mbi një skemë të mundshme korrupsioni nga ana e një ish-anëtari të administratës presidenciale. Çdo kryetar shteti do të kishte bërë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Marketing