Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi sot Ukrainën me sulme shtesë dhe “më shumë shkatërrim” pas sulmit të djeshëm me dron mbi ndërtesat e banimit në Kazan , një qytet që ndodhet rreth 1000 kilometra nga kufiri ukrainas.
“Kushdo që tenton të shkatërrojë diçka në vendin tonë, sado e vogël qoftë, do të përballet me shkatërrim shumë më të madh në vendin e tij. Do të jetë diçka për të cilën do të pendohet për veprimet e tij kundër atdheut tonë”, tha presidenti rus Vladimir Putin, duke komentuar sulmin në Kazan .
Putin kërcënoi: Pasojat e sulmit
Sipas autoriteteve lokale, sulmi goditi ndërtesat e banimit , por nuk pati raportime për viktima. Moska fajëson Kievin për sulmin, por Ukraina nuk ka komentuar ende për akuzat.