Presidenti rus Vladimir Putin nga Teherani paralajmëroi se furnizimi me gaz në Evropë mund të reduktohet më tej për shkak të problemeve të mirëmbajtjes së tubacionit Nord Stream 1.
Kjo linjw ka ulur sasinw e produktit drejt Europës për shkak të një turbine e cila u dërgua në Kanada për riparim dhe ende nuk është rikthyer. Putin lajmëroi se nëse ajo nuk rivihet shpejt nw punw, furnizimi do të ulet.
Udhëheqësi rus theksoi se plani i Perëndimit për të vendosur një çmim tavan për naftën ruse do të destabilizonte tregun global dhe do tw rriste cmimet.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENTI RUS
Tani dëgjojmë të gjitha llojet e ideve të rreme për kufizimin e vëllimeve të naftës ruse dhe kufizimin e çmimit të saj. Kjo është e njëjta gjë që po ndodh me gazin. Rezultati do të jetë i njëjtë, rritja e çmimeve. Çmimet e naftës do të rriten në qiell.
Bashkimi Evropian miratoi një sërw sanksionesh për qymyrin dhe naftën ruse ku për këtë të fundit caktoi një cmim tavan. Kufizimet nuk përfshijnë gazin natyror.
Ndërkohë menjëherë pas deklaratës së Putin reagoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ajo tha se ndalimi i furnizim it me gaz rus në Europë është një skenar që duhet të merret parasysh.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN
Rusia po na shantazhon. Rusia po përdor energjinë si armë. Dhe për këtë arsye, në çdo rast, një ndërprerje e gazit rus, Evropa duhet të jetë gati. Duhet të jemi proaktiv. Ne duhet të përgatitemi për një ndërprerje të mundshme të gazit. Dhe ky është një skenar i mundshëm. Kjo është ajo që ne kemi parë në të kaluarën.
Von der Leyen u bëri thirrje vendeve anëtare të reduktojnë përdorimin e gazit gjatë muajve të ardhshëm të dimrit.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN
Duke supozuar se ka një ndërprerje të plotë të gazit rus, ne duhet të kursejmë gazin, të mbushim magazinimin tonë të gazit më shpejt dhe për ta bërë këtë duhet të reduktojmë konsumin tonë të gazit.
Komisioni Evropian u kërkon vendeve anëtare të ulin përdorimin e gazit me 15 për qind nga gushti në mars, për të përballuar me krizën.