Putin merr vendimin: Vendos ligjin e luftës në katër rajonet e aneksuara të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin vendosi ligjin ushtarak në katër rajonet e Ukrainës të aneksuara së fundmi ilegalisht nga Moska.

Marketing

Lajmi u bë i ditur nga Putin gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit rus këtë të mërkurë.

Katër rajonet e prekura nga ky ligj përfshijnë Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, territore të cilat nuk janë nën kontrollin e plotë të Rusisë dhe aneksimi i tyre nuk është njohur nga Perëndimi.

Ky veprim shënoi një përshkallëzim të ri nga presidenti rus pasi u përball me një seri humbjesh të mëdha në Ukrainë që nga fillimi i shtatorit.

Sipas mediave të huaja, Vladimir Putin tha se masat që ai po urdhëronte do të rrisnin stabilitetin e ekonomisë, industrisë dhe prodhimit.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson, një nga katër rajonet e pushtuara, u thanë civilëve që të evakuonin disa zona sa më shpejt të ishte e mundur në pritje të një sulmi të afërt ukrainas, të cilin Kievi e quajti një “lëvizje për të krijuar panik”