Putin: Sanksionet ndaj Rusisë janë “autogol” i Perëndimit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendet perëndimore kanë shënuar autogol duke vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të Ukrainës, të cilat sipas tij kanë përkeqësuar ekonominë e Perëndimit, shkruan The Guardian.

Marketing

Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa për shitje me pakicë në vend ishte normalizuar. Sektori i shërbimeve në Rusi ka pësuar rënien më të keqe që nga pandemia në 2020 pasi konsumatorët dhe bizneset anuluan porositë pas vendosjes së sanksioneve.

Sipas një sondazhi në fillim të këtij muaji, numri i porosive gjatë muajit mars shënoi rënie për shkak të kufizimeve të importeve dhe eskporteve, dhe rritjes së inflacionit.

Marketing